Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Takimi Meta–Arvizu, rritja e investimeve amerikane në Shqipëri

Takimi Meta–Arvizu, rritja e investimeve amerikane në Shqipëri

0 Komentet 🕔19.07.2013 - 07:58

Ambasadori Alexander Arvizu dhe Përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë  u takuan dje me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, për të diskutuar mbi zhvillimin e  biznesit në Shqipëri.

Në një komunikatë për mediat,  pjesëmarrësit  kanë theksuar se qëllimi i këtij takimi është shfrytëzimi i mundësive për investimet e huaja si dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

Zoti Meta tha se, “me përfaqësuesit amerikane ndan qëllime të përbashkëta për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë, e cila duhet të bazohet në një situatë ekomomike më të mirë, në një klimë biznesi më të mirë dhe në mundës të reja për investitorët e huaj”.

Si ambasadori amerikan, ashtu edhe presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, duke shprehur bindjen se zoti Meta dhe partia kanë një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur në qeverisjen e re, theksuan faktin se nga kabineti i ri ata presin një strukturë sa më konkrete, sa me konçize dhe sa më të qëndrueshme përsa i përket funksionimit të biznesit në vend.
Sipas tyre, rëndësi kryesore ka përmirësimi i strukturës së komunikimit mes biznesit dhe qeverisë, qartësia dhe parashikueshmëria u cilësuan si elemente kyç për mbarëvajtjen e biznesit në Shqipëri.

/ Elta Liksenaj /

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr