Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Takimet ne cift: Kush duhet të paguajë?

Takimet ne cift: Kush duhet të paguajë?

0 Komentet 🕔22.07.2013 - 10:19

Gjeja e vetme më e ndjeshme se një pyetje për paratë, është një pyetje etike mbi paratë. Shoqëria e sotme përballet me këtë pyetje tepër delikate duke qenë se rolet e marrëdhënieve janë në ndryshim të vazhdueshëm.

Në pikëpamjen sociologjike fillimisht duhet përmendur se, femrat kanë qenë si më të përkëdhelurat në lidhje me çështjet financiare, kjo prej vetë rolit të tyre në shoqëri dhe prej aksesit të pakët që kishin mbi paranë.

Dhuratat, janë prej kohësh një mënyrë që meshkujt kanë zgjedhur, (e cila duhet theksuar ka rezultuar e suksesshme), për t’u bërë përshtypje femrave dhe për t’i treguar në lidhje me statusin e tyre shoqëror dhe pasuror.

Së dyti, shoqëria jonë për një kohë shumë të gjatë ka përqafuar idenë se është mashkulli, personi që duhet të bëjë hapat e parë në një histori dashurie, duhet të jetë ai që e shpreh pëlqimin, që fton për darkë dhe që bën propozimin për martesë. Duke qenë kështu, ka funksionuar rregulli i pashkruar që kush bën ftesën paguan, duke rënduar tërthorazi në xhepat e meshkujve.

Në ditët e sotme, përkundrazi, rolet gjinore dhe shoqërore po ndryshojnë gjithnjë e më shumë, stereotipat e vjetër po e humbasin kuptimin dhe rregulla të reja po vendosen mbi shoqërinë.

Ka raste kur femrat kërkojnë të dalin nga ‘shtëpia e kukullave’, të përkufizuar kaq bukur prej Ibsen dhe të ftojnë ato në takime e për pasojë edhe të paguajnë për shpenzimet e kryera. Femrat dëshirojnë që të jenë herë pas here në rolin e liderit të marrëdhënies, duke treguar statusin e tyre, mundësinë financiare dhe kërkesën për të dalë nga gjendja pasive në marrëdhënien në çift.

Nuk është çudi që akoma ekzistojnë shembuj tradicionalë të perceptimit të shoqërisë me mashkullin në krye. Edhe sot ka burra që dëshirojnë të ilustrojnë potencialet e tyre gjinore duke kërkuar për një takim dhe duke e paguar atë. Në këtë mënyrë, femrat u nënshtrohen rregullave, të cilat më vonë do të shprehen se nuk i pëlqejnë dhe se nuk janë dakord.

Megjithatë është e rëndësishme të theksohet se femrat duhet të bëjnë me raste lëvizjet e tyre etike dhe të ofrojnë të paguajnë për drekat ose darkat e kaluara në restorant. Nga ana tjetër është mashkulli ai që zgjedh ta pranojë këtë ofrim ose në mënyrë shumë të sjellshme ta vlerësojë dhe ta refuzojë.

Nëse po kërkoni të jeni lideri i marrëdhënies, atëherë ftoni në takime dhe paguani. Nëse dëshironi të mbeteni personi pasiv, atëherë merrni avantazhet që vijnë prej këtij roli duke i lënë të tjerët t’u qerasin.

Nëse po kërkoni barazi në lidhjen tuaj, do t’ju duhet të përcaktoni rregulla që nuk ecin shumë përkrah me përparimin e shoqërisë. Krijoni një mirëkuptim me partnerin ose partneren dhe filloni t’i ndani shpenzimet e takimeve tuaja përgjysmë. Kështu, përpara se të kërkoni faturën ose të hapni portofolin, pyeteni veten në çfarë lloj marrëdhënieje do t’ju pëlqente më shumë të ishit.

 

/Elta Liksenaj/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E shtunë E diel
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on May 25, 2018
Clear
28°/16°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on May 26, 2018
Clear
30°/16°
It is forcast to be Chance of a Thunderstorm at 7:00 PM CEST on May 27, 2018
Chance of a Thunderstorm
30°/17°
Sot E shtunë E diel
It is forcast to be Chance of a Thunderstorm at 7:00 PM CEST on May 25, 2018
Chance of a Thunderstorm
26°/15°
It is forcast to be Chance of a Thunderstorm at 7:00 PM CEST on May 26, 2018
Chance of a Thunderstorm
26°/14°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CEST on May 27, 2018
Pjesërisht vranët
29°/14°
Sot E shtunë E diel
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on May 25, 2018
Clear
27°/13°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on May 26, 2018
Clear
29°/13°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on May 27, 2018
Clear
29°/13°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr