Takim për njësimin doganor Shqipëri-Kosovë

Tiranë – Në maj të këtij viti pritet që të njësohet sistemi doganor mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke lehtësuar ndjeshëm shkëmbimet tregtare mes dy vendeve. Kjo temë u diskutua në takimin e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Tiranë, me qëllim konstatimin e problemeve që has biznesi në Shqipëri dhe Kosovë. Gjithashtu, aty u diskutua

Tiranë – Në maj të këtij viti pritet që të njësohet sistemi doganor mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke lehtësuar ndjeshëm shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.

Kjo temë u diskutua në takimin e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Tiranë, me qëllim konstatimin e problemeve që has biznesi në Shqipëri dhe Kosovë. Gjithashtu, aty u diskutua për heqjen dhe përmirësimin e të gjithë barrierave të krijuara.

Në fokus ishin përplasjet e kohëve të fundit, pasi autoritetet kosovare kishin vendodur taksën doganore për kalimin e ҫimentos nga Shqipëria.

Nga ana tjetër, Shqipëria vazhdimisht ka taksuar hyrjen e patates nga Kosova. Edhe autoritetet kosovare bllokuan një sasi të konsiderueshme të qumështit shqiptar, me preteksin se përmban nivel të lartë aflatoksine.  Ky ishte një konflikt që u vazhdua edhe nga ana e autoriteteve shqiptare të cilët bllokuan dhjetëra ton miell nga Kosova.

Një situatë e tillë në jo pak raste është bërë pjesë e diskutimeve të dhomave të tregtisë së dy vendeve, të cilat kanë kërkuar marrjen e masave. Kjo tashmë u pasua edhe nga takimi i djeshëm, ku palët u zotuan për uljen e barrierave.

Ambasadori kosovar në Tiranë, Sylejman Selimi, dje në fjalën e tij kujtoi se mes vendeve ka pasur disa keqkuptime që kanë sjellë pengesa për tregtinë. “Kemi ligje jashtëzakonisht të mira dhe duhet t’i zbatojmë. Në kuadër të zbatimit të tyre dhe rregulloreve që kemi, duhet të evitojmë edhe problemet. Kemi pasur në disa raste edhe keqkuptime, duke u nisur edhe nga ngjarjet më të thjeshta të prodhimeve vendore nga patatja e deri te momenti i fundit i miellit”, theksoi ai.

Në takimin e zhvilluar dje palët u zotuan për ulje barrierash dhe arritjn e një konsensusi. /Erilda Sulika/

 

dogana

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar