Takim letrar me Cédric Gras, “Si ta rizbulojmë Tokën në shekullin e XXI?”

Në kuadër të Pranverës Frankofone,  Aleanca Franceze e Tiranës dhe Biblioteka Kombëtare organizuan dje pasdite aktivitetin që bëhet çdo vit të quajtur: “Takim letrar”. I ftuar ishte shkrimtari Cédric Gras ambasadorja e Francës në Shqipëri Christina Vasak, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani,  studentë, studiues, etj. Nga Tibeti në Shqipëri, nga Pakistani në Mongoli, si

Në kuadër të Pranverës Frankofone,  Aleanca Franceze e Tiranës dhe Biblioteka Kombëtare organizuan dje pasdite aktivitetin që bëhet çdo vit të quajtur: “Takim letrar”. I ftuar ishte shkrimtari Cédric Gras ambasadorja e Francës në Shqipëri Christina Vasak, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani,  studentë, studiues, etj.

Nga Tibeti në Shqipëri, nga Pakistani në Mongoli, si dhe përmes Euroazisë, në romanin e tij “Sezonet e Udhëtimit”,  Cédric Gras flet pikërisht për udhëtimin.

Diçka e zakonshme për të rinjtë në perëndim, siç ishte edhe ai vetë në epokën e artë të eksplorimit të një bote të ëndërruar,  por që brezi i tij e gjeti të transformuar, udhëtimi është edhe sinonim i aventurës, poezisë, vetmisë ose mësimit të një gjuhe. Në një farë mënyre nxit dëshirën e të rinjve për të mësuar gjuhë të ndryshme në mënyrën më të mirë të mundshme, duke lexuar.

Sepse duke lexuar fiton kultura të ndryshme bashkë me gjuhët e tyre.

A. Tufa

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar