Tajlanda bëhet shteti i 104-t në botë që njeh pavarësinë e republikës së Kosovës. Vendimi u bë i ditur gjatë takimit në Nju Jork mes kryeministrit Hashim Thaçi dhe ministrit të Jashtëm tajlandez, njëherësh edhe zv.kryeministër, Surapong Tovichakchaikul. Kryediplomati tajlandez konfirmoi se shteti i tij ka marrë vendimin për njohjen e Kosovës me datë 24
Tajlanda bëhet shteti i 104-t në botë që njeh pavarësinë e republikës së Kosovës. Vendimi u bë i ditur gjatë takimit në Nju Jork mes kryeministrit Hashim Thaçi dhe ministrit të Jashtëm tajlandez, njëherësh edhe zv.kryeministër, Surapong Tovichakchaikul.
Kryediplomati tajlandez konfirmoi se shteti i tij ka marrë vendimin për njohjen e Kosovës me datë 24 shtator 2013, njofton RTK. Sipas Tovichakchaikul, ky vendim është marrë në shenjë respekti dhe përkrahje për qytetarët dhe shtetin e Kosovës.
Kryeministri Thaçi falënderoi Tajlandën për njohjen dhe ftoi ministrin e Punëve të Jashtme dhe Kryeministrin e Tajlandës që të vizitojnë Kosovën.
“Është një lajm shumë i mirë, i gëzueshëm për Kosovën, dhe një lajm shumë i mirë dhe i gëzueshëm edhe për miqtë tanë ndërkombëtarë. Ne do të vëmë së shpejti marrëdhënie ndër bilaterale në mes të Tajlandës dhe Republikës së Kosovës. Është një njohje që e plotëson angazhimin tonë të fuqishëm për të ardhëm tonë që të jemi pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Thaçi.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *