Tajfuni godet Vietnamin

0

Një tajfun goditi sot Vitenamin duke shkaktuar të paktën 3 të vrarë dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Zyrtarët thonë se të paktën 100 mijë shtëpi janë dëmtuar nga stuhia me erëra me fuqi mbi 100 kilometra në orë.
“Typhoon Wutip” fundosi tre anije kineze peshkimi në Detin e Kinës Jugore, duke shkaktuar zhdukjen e dhjetëra peshkatarëve.

Agjencia zyrtare kineze e lajmeve “Xinhua” raportoi dje se ende nuk dihet fati i 74 peshkatarëve, anijet e të cilëve të dielën kishin humbur pranë Ishujve Paracel. Ai tha se ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar 14 nga të mbijetuarit.

Zyrtarët vietnamezë më parë kishin evakuuar dhjetëra mijëra njerëz nga rajonet ku do të kalonte stuhia. Pati njoftime që stuhia ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike.

Stuhia  më pas u dobësua në një depresion tropikal.

/Sonila Duka/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here