Tahiri: Strukturat paralele serbe mbyllen në shtator

Tahiri: Strukturat paralele serbe mbyllen në shtator

Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, në 30 shtator shuhen të gjitha strukturat paralele serbe të sigurisë në Kosovë. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, gjatë mbledhjes së qeverisë për procesin e dialogut në bruksel dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ajo tha se janë shënuar përparime dhe është duke u punuar për zbatimin

Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, në 30 shtator shuhen të gjitha strukturat paralele serbe të sigurisë në Kosovë.

Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, gjatë mbledhjes së qeverisë për procesin e dialogut në bruksel dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ajo tha se janë shënuar përparime dhe është duke u punuar për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Gjatë mbledhjes u diskutua për menaxhimin e integruar të kufirit, të sigurisë dhe të zgjedhjeve vendore. Në mbledhje u miratuan rregullore, strategji dhe vendime për rregullimin e përgjegjësive në lidhje me çështjet në fjalë.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar