Sylejman Selimi, në gjendje të rëndë shëndetësore

0

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi, i cili prej dy muajsh po mbahet në paraburgim nën dyshimet për krime lufte, është shtruar të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Burime të gazetës “Express”, të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes, kanë bërë të ditur se ai është sjellë aty në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Të shtunën rreth orës 23:30, Selimi ka kërkuar ndihmën mjekësore në klinikën emergjente të QKUK-së, për shkak të problemeve shëndetësore”, ka thënë Fazliu.

“Pas ndihmës së parë mjekësorë në klinikën Emergjente, ai është ndaluar për trajtim të mëtejmë në klinikën e Kardiologjisë, përkatësisht në Njësinë Koronare. Tani për tani nuk mund të jepen informacione të detajuara, pasi janë duke u bërë analiza më e detajuara rreth gjendjes së tij”,u shpreh Fazliu.

 

/Laugert Qosja/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here