Supersfida Inter-Roma, ja formacionet!

0

Seria A na ofron këtë fundjavë një supersfidë, Inter-Roma. Dy nga ekipet që kanë dominuar futbollin italian në dekadën e fundit do të përballen sonte në orën 20:45, ndeshje e vlefshme për javën e 7-të.

Tekniku i zikaltërve, Valter Maxarri nuk do të ketë në dispozicion Kampanjaron dhe Xhonatanin, dhe në vend të tyre pritet të aktivizojë Rolandon dhe Perreiran. Palacio do të jetë sulmuesi i vetëm, ndërsa nga mbrapa do t’i qëndrojë Alvarez.

Në anën tjetër Rudi Garsia në vend të brazilianit Maikon do të aktivizojë Torosidis, ndërsa Adem Ljajiç do ta nisë ndeshjen nga stoli për Romën. Tredhëmbëshi i sulmit pritet të përbëhet nga Toti, Florenci dhe Zhervinjo.

Formacionet e mundshme:

INTER (3-5-2): Handanoviç; Rolando, Ranocchia, Juan Jesus; Nagatomo, Taider, Cambiasso, Guarin, Pereira; Alvarez; Palacio. Tr. Walter Mazarri

ROMA (4-3-3): De Sanctis; Torosidis, Castan, Benatia, Balzaretti; Pjaniç, De Rossi, Strootman; Florenzi, Totti, Gervinho. Tr. Rudi Garcia

/Objektiv.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here