Supermarketet, jetëshkurtër në Shqipëri

0

Kanë kaluar 23 vite që nga rënia e sistemit komunist dhe vendosjes së kapitalizmit në Shqipëri. Që nga ajo kohë ekonomia shqiptare dhe posaçërisht biznesi i mesëm është zhvilluar me ritme jashtëzakonisht të shpejta.

Duke qenë një vend që nuk i krijojmë kushtet për të ndërtuar një industri të rëndë, mazhoranca e biznesmenëve janë përqendruar në industrinë e lehtë, konkretisht në atë ushqimore. Si shkak i globalizimit i cili po përhapet me hapa gjigand nga dita në ditë, është bërë e modës frekuentimi i supermarketeve në vend të tregjeve tradicionale.

1 (1)

Mirëpo sa të suksesshëm dhe fitimprurës kanë rezultuar supermarketet?

Kohët e fundit vërehet një ngërç i pazgjidhur përsa i përket shitblerjeve në supermarkete.  Nga ato biznese që ne intervistuam u vërejt një pakënaqësi e thellë dhe një zhgënjim total nga investitorët rreth pritshmërive që kanë pasur për shitjet.

Le t’i përmendim disa prej këtyre bizneseve të cilat ishin pranë falimentimit. “Supermarket Blaka’’ është një nga supermarketet më të njohura dhe të mëdha në zonën e Rrashbullit në Durrës. Gjatë bisedës me pronarin konstatuam se ky supermarket, për një kohë të gjatë ka pasur bum shitjesh dhe një progres të jashtëzakonshëm.

Mirëpo për shkak të çmimeve çdo ditë në rritje dhe zonës në të cilën ndodhet, qytetarët janë ftohur disi dhe ky zotëri nuk shikon rrugë shpëtimi askund përveç se ta shndërrojë supermarketin e tij në një butik veshjesh me shpresën se do të jetë më i leverdishëm si biznes.

“Kemi harxhuar shumë para me mallin e futur. Kemi vajtur jashtë shtetit për t’i blerë pajisjet dhe nuk po arrijmë të nxjerrim fitimin tonë’’, shprehet pronarja e supermarketit.

1 (4)

E njëjta situatë është edhe për “Extra Market’’ që ndodhet në zonën e Plazhit në Durrës. Pas një periudhe të artë dhe fitimprurëse, piramida është kthyer me kokë poshtë dhe me shumë vështirësi po arrihet të mbulohen humbjet. Shkaqet mesa duket janë të njëjta: mungesa e kulturës së klientëve për frekuentimin e supermarketeve, si dhe taksat dhe çmimet e larta.

/Irida Vata/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here