Superliga, Vllaznia fiton derbin me Tiranën

0

Skuadra veriore, Vllaznia, ka arritur një fitore shumë të rëndësishme me rezultatin e pastër 2-0 kundër rivalit të përjetshëm, skuadrës së Tiranës. Gjithashtu kanë përfunduar edhe ndeshjet e tjera me përjashtim të derbit “europian” të superiores Skënderbeu-Kukësi, që luhet në orën 17:00.

Ndërkohë që as Partizani nuk ka mundur të fitojë përballë Bylis, ndeshje kjo që u zhvillua në Tiranë dhe përfundoi në barazim 2-2. Gjithashtu Kastrioti ka arritur të fitojë përballë Besës me rezultatin 2-1. Ndërsa ndeshja mes Teutës dhe Flamurtarit u mbydh me fitoren në minutat e fundit të bregdetarëve. Lushnja mposhti me rezultat minimal Laçin, 1-0.

Dy skuadrat kryeqytetase ishin pafat, pasi e mbyllën ndeshjen me nga 10 futbollistë.
Nga rezultatet e deritanishme Teuta merr kreun me 7 pikë, që ndiqet nga Vllaznia, Skënderbeu dhe Lushnja me nga 6 pikë, ndërsa Laçi, Partizani dhe Bylis janë me 4 pikë.

Rezultatet e kësaj jave:

Kastrioti 2-1 Besa

Lushnja 1-0 Laçi

Partizani 2-2 Bylis

Vllaznia 2-0 Tirana

Teuta 2-1 Flamurtari

Skënderbeu-Kukësi (17:00)

/Xhevahir Qardaku/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here