Superkupa e Turqisë, Gallatasaraj kampion për herë të 13-të

Superkupa e Turqisë, Gallatasaraj kampion për herë të 13-të

Gallatasaraj shpallet fitues i Superkupës së Turqisë për të dytin vit radhazi dhe për të 13-tën herë në total. Në finalen e zhvilluar mbrëmjen e djeshme përballë rivalëve të Fenerbahçes, verdhekuqtë fituan me anë të një goli në kohën shtesë. Sulmuesi kryesor, Didier Drogba shënoi me kokë në minutën e 100-të të ndeshjes duke ‘vulosur’ fitoren

Gallatasaraj shpallet fitues i Superkupës së Turqisë për të dytin vit radhazi dhe për të 13-tën herë në total.

Në finalen e zhvilluar mbrëmjen e djeshme përballë rivalëve të Fenerbahçes, verdhekuqtë fituan me anë të një goli në kohën shtesë. Sulmuesi kryesor, Didier Drogba shënoi me kokë në minutën e 100-të të ndeshjes duke ‘vulosur’ fitoren për verdhekuqtë.

Sfida u luajt në fushën neutrale të Kajserit dhe Gallatasaraj u shfaq dukshëm superior ndaj Fenerbahçes, megjithatë ekipit të Fatih Terim i mungoi saktësia përpara porte.

Kampionët në fuqi shpërdoruan disa herë dhe me kalimin e minutave, Fenebahçe u duk sikur e vuri lojën në shinat e duhura. Por Gallatasaraj rimerr veten në minutat e fundit të kohës së rregullt, por pa shënuar.

Gjatë minutave shtesë Drogba pati dy mundësi të mira, por nuk mundi ta çonte topin në rrjetë, të paktën jo deri në minutën e 100-të, kur me një goditje të saktë me kokë mposhti Fenerbahçen dhe portierin Mergyn Ok.

Gjithçka përfundoi 1-0 për verdhekuqtë pavarësisht përpjekjes së rivalëve të Fenerbahçes për ta çuar ndeshjen në 11-metërsha. Kështu trofeu i Superkupës i shkoi dhe një herë Gallatasarajit.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar