Super vullkani kërcënon me shkatërrim të qytetërimit

Washington, 7 janar – Shkencëtarët kanë analizuar shkëmbinjtë e shkrirë brenda super vullanit në Parkun Kombëtar të Jelowston-it (SHBA) dhe kanë zbuluar se mund të ndodhë erupsioni i tij pa këmbëz dhe ndikim të jashtëm.Erupsioni i super vullkanit i cili është qindra herë më i fuqishëm nga vullkani konvencional, mund ta fshijë qytetërimin që e

Washington, 7 janar – Shkencëtarët kanë analizuar shkëmbinjtë e shkrirë brenda super vullanit në Parkun Kombëtar të Jelowston-it (SHBA) dhe kanë zbuluar se mund të ndodhë erupsioni i tij pa këmbëz dhe ndikim të jashtëm.Erupsioni i super vullkanit i cili është qindra herë më i fuqishëm nga vullkani konvencional, mund ta fshijë qytetërimin që e njohim tani dhe është më i mundshëm se sa që mendohej.

Shkencëtarët deri më tani kanë menduar se erupsionit të super vullkanit i nevojitet tërmeti në mënyrë që korja e Tokës të hapet dhe ajo të mundësojë ikjen e magmës. Por hulumtuesit tani pohojnë se çarja e kores mund të ndodhë edhe nga presioni i grumbulluar.

Super vullkanet janë rreziku tjetër global kataklizmik, pas goditjes së asteroideve të cilët në të kaluarën kanë qenë shkaktarë të zhdukjeve në tokë, ndryshimeve të gjata klimatike dhe të “dimrit vullkanik” shkaktuar nga hiri vullkanik që bllokon dritën  diellit.

I fundit që ka ndodhur është erupsion para 70.000 vjetësh te liqeni Toba në Sumatra. Erupsioni ka shkaktuar dimër vullkanik që e ka fshehur dritën e diellit 6 – 8 vjet dhe më pas e ka shkaktuar periudhën e ftohtë që zgjati me mijëra  vite.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar