Sulmuan me armë helikopterin, policia identifikon autorët

0

100 mijë euro per ato që ndihmojnë në arrestimin e të akuzuarve

Policia identifikon personat që qëlluan me armë ndaj helikopterëve të policisë gjatë oprracionit për asgjesimin e parcelave me kanabis në Dukagjin. Krahas të shtënave të shënuara ditën e djeshme mbi helikopterin e policisë në komunën e Pultit, po sot në të njëjtën krahinë janë shënuar të shtëna me armë zjarri.

Grupi i zjarrit përbëhet nga 10 persona banorë të së njëjtës komunë, ndërkohë policia bën me dije se do të japë shpërblim prej 100 mijë euro për personat që do të ndihmojnë në arrestimin e tyre.

Burime nga policia bëjnë me dije se persona e identifikuar janë; Besnard, Kol Bungaja, Lekë Thani, Nikollë Shpati, Mentor Bungaja, Pal Dushku, Pëllumb Dushku, Gegë Kolaj, Gjin Guri dhe Kol Bungaj. Policia po kërkon bashkëpunimin e banorëve të zonës për të arrestuar personat që qëllojnë ndaj efektivëve.

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here