Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Sulmi në Lazarat, vendosen ne pranga 9  persona mes tyre dhe gruaja e Gates

Sulmi në Lazarat, vendosen ne pranga 9 persona mes tyre dhe gruaja e Gates

0 Komentet 🕔09.10.2014 - 13:52

Policia e Shtetit ka zbardhur detajet në lidhje me incidentin e ndodhur dje, ku banorë të fshatit Lazarat kanë qëlluar me gurë efektivë policisë dhe grupin e xhirimit të News24.

Në një deklaratë për mediat, Policia e Shtetit ka bërë me dije se janë arrestuar 9 persona, të cilët dyshohen të jenë autorët e sulmit ndaj policies. Siç bëhet e ditur nga burimet policore në pranga ka rënë dhe bashkëshortja e Gate Mahmutaj, Natasha Mahmutaj. “Këta persona nxitën nxënësit të sulmojnë policinë. Asnjë banor nuk ka bërë kallëzim për efektivët e policisë”-citohet në deklaratën e policisë.

Më tej, Policia e Shtetit i ka bërë apel banorëve të Lazaratit që të distancohen nga çdo akt dhune.

Deklarata e plotë i Policisë së Shtetit

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datën 08.10.2014 në qendër të fshatit Lazarat ku një grup nxënësish dhe disa banorë të fshatit Lazarat kanë sulmuar me sende të forta punonjësit e policisë që kryenin shërbim në këtë fshat, pas veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore të kryera nga Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Çaush Koçiu, vjeç 21, banues në Lazarat, Gjirokastër.

Altin Bejko, vjeç 40, banues në Lazarat, Gjirokastër.

Elton Gërveshi, vjeç 37, banues në Lazarat Gjirokastër.

Marjana Mahmutaj, vjeç 45, banuese në Lazarat, Gjirokastër.

Natasha Mahmutaj, vjeç 40, banuese në Lazarat, bashkëshortja e Gate Mahmutaj. Kjo shtetase është e evidentuar si një nga pjestarët e grupit që kanë sulmuar me armë forcat e Reparit Renea në vitin 1998 ku mbetën të plagosur 8 efektivë të policisë, si dhe është e evidentuar përsëri si një nga pjestaret e grupit që kundërshtuan me armë forcat e policisë gjatë operacionit antikanabis të zhvilluar në muajin Qershor në Lazarat.

Arnold Boci, vjec 19, banues në Lazarat, Gjirokastër.

Gurim Toti, vjec 20, banues në Lazarat, Gjirokastër.

Kanan (Adnand Cako), vjec 25, banues në Lazarat, Gjirokastër.

 

/Arjola Hajdini/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr