Sulm në afërsi të zonës ku gjenden inspektorët e OKB-së

0

Së paku dy bomba kanë goditur zonën ku gjendet ekipi i inspektorëve të Kombeve të Bashkuara, i cili po qëndron në Siri për të hetuar dyshimet e përdorimit të armëve kimike.

Banorët i kanë thënë Reuters se një nga bombat ka rënë në afërsi të hotelit “Four Seasons”, ku po qëndron ekipi i ekspertëve të OKB-së.

Mediat shtetërore të Sirisë kanë thënë se bombat janë hedhur nga “terroristët”, termi që regjimi aktual sirian po e përdor për forcat opozitare që po e luftojnë Bashar al Assadin.

Agjencia shtetërore, SANA ka thënë se tre persona janë lënduar në këtë sulm.

Inspektorët e OKB-së janë larguar nga hoteli ditën e sotme për të vizituar një zonë të periferi të Damaskut, ku dyshohet se është sulmuar me armë kimike.

/Jola Llozhi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here