Suksesi ka tre shkonja: Bëj!

Suksesi ka tre shkonja: Bëj!

Secili nga ne jeton me ambiciet dhe objektivat për të cilat ushqen iluzione qe do ti shohë të realizuara tek vetja. Dikush më shumë dhe dikush tjetër më pak, sa të ndryshme aq edhe të përafërta ëndrrat shndërrohen në promotorin thelbësor të gjithë aftësive dhe energjive tona. Pakuptuar e gjithë bota jote e vogël rrotullohet

Secili nga ne jeton me ambiciet dhe objektivat për të cilat ushqen iluzione qe do ti shohë të realizuara tek vetja. Dikush më shumë dhe dikush tjetër më pak, sa të ndryshme aq edhe të përafërta ëndrrat shndërrohen në promotorin thelbësor të gjithë aftësive dhe energjive tona. Pakuptuar e gjithë bota jote e vogël rrotullohet nga ato motive që e mbajnë gjallë dhe i japin jetë shpirtit.

Dikund me përpjekje të dështuara dhe dikund  tjetër me buzëqeshjen e fatit në krah, shumëkush nga ne nuk resht së vrapuari  në një rrugë që mban gjurmë të panumërta , dhe ku cdo hap kërkon suksesin!  ‘’Suksesi ka tre shkronja: Bëj’’ . Kështu sugjerontë autori i shquar gjerman Gëte  që para tre shekujsh.

Bëj dhe pjesa tjetër në një të ardhme të afërt apo të largët do ta  tregojë vlerën e saj.  Ndonjehërë më shumë se sa të hedhësh vështrimin deri aty ku syrin e pengon horizonti, është më mirë që  në rrugën e nisur nga asgjëja të vazhdojmë me përkushtimin e fillimit dhe vullnetin që se njeh zbrapsjen. Suksesi nuk ka shumë ndryshim nga një fëmijë i sapoardhur në këtë jetë, i cili kur hap sytë për herë të parë kërkon thjesht të shohë; akoma nuk ëstë njohur me dëshirën për të zotëruar gjithcka që sheh.

Ajo dëshirë, më e vonshme, do të behët cekan në mendjen e tij vetëm pasi jeta ti ketë treguar fytyrën e vërtetë ndër shumë të tjerat maska. ‘’ Bëj ’’ është simfonia sa aggressive aq edhe stimuluese që luhet në shpirtin e të rriturit sapo cel sytë në mëngjesin e cdo dite, ashtu si atëherë kur për herë të parë, shikimi i tij ndeshi rrezet diellore.

Njeriu nuk duhet të synojë një ndërtesë gjigande nëse nuk ka kaluar nëpër duar cdo gur të mundshëm…Të ketë kaluar aq shumë sa kur ta shohë të ndërtuar, cdo guri t’ja dijë specifikat në detaje. Kështu cdo pjesëz e asaj ndërtese do të ketë histori, kaq shumë histori, në themelet  e së cilës janë vetëm  tre shkronja: Bëj!

Mund të duken pak sa për të mbajtur një ngrehinë me peshë gjigande por në të vërtetë është iniciativa për ti bërë gjërat vetë, për të mos e vrarë kohën por për të vjedhur sa më shumë nga ajo, është dëshira  për të parë mentalitetet e  vjetra e parazitare përreth tek rrëzohen dhe në vënd të tyre rishtas marrin jetë shpresa më frytdhënëse.

A nuk të duket se ka mjaftueshëmrisht shumë njerëz që bëlbëzojnë : Nuk mundem, nuk ja dal dot! Me siguri që ti nuk do të jesh një prej tyre dhe kjo jo sepse të duket vetja më fatlum apo me epërsi në dije nga ato por sepse nga skutat më të pandricuara e të mistershme të shpirtit, është vetë qënia jote që të thotë: Ti mundesh! Suksesin duhet ta duash aq pashmangshmerisht sa edhe frymen qe merr. Pas cdo frymemarrje duhet te pasoje nje aksion drejt lartesimit te  nderteses.

Nëse në një ditë nuk arrin të vendosësh  asnjë gur, të shkruash asnjë copëz histori sidoqoftë mos harro të pyesësh zërin e ndërgjegjës se a ka arritur dikush apo dicka të ndryshojë ato parime që ti i ke të paprekshme…

Nëse jo atëherë, pa hezitim mund të mbyllësh sytë  për një të nesërme që pret maksimumin e energjive, imagjinatës dhe mendjes tënde pjellore! Është  shpresa për një të nesërme më produktive ajo që na bën të përjetojmë magjinë e ëndrrave…të atyre ëndrrave nëpër të cilat  lundron hareshëm fjala: Bëj!

/Elta Liksenaj/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar