Suedia në protesta prej 3 ditësh

Suedia në protesta prej 3 ditësh

Më shumë se 100 automjete u dogjën në rrethinat veriore të Hasbit, pjesa më e varfër dhe më shumë e populluar nga emigrantët në  kryeqytetin suedez Stokholm. Tre policë u lënduan pasi protestuesit i qëlluan me gurë dhe sende të forta forcat e rendit. Tensionet në Suedi kanë shpërthyer që prej datës 14 maj, kur

Më shumë se 100 automjete u dogjën në rrethinat veriore të Hasbit, pjesa më e varfër dhe më shumë e populluar nga emigrantët në  kryeqytetin suedez Stokholm. Tre policë u lënduan pasi protestuesit i qëlluan me gurë dhe sende të forta forcat e rendit.

Tensionet në Suedi kanë shpërthyer që prej datës 14 maj, kur policia suedeze qëlloi për vdekje një burrë 69-vjeçar, qytetar i Hasbit i dyshuar për kryerjen e disa krimeve. Viktima u qëllua për vdekje gjatë javës së shkuar, pasi i rezistoi arrestimit dhe kërcënoi policët me një hanxhar.

Kryeministri suedez Fredrik Reinfeldt deklaroi të mërkurën se autoritetet do të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre. “Kemi kaluar dy netë me dëmtime të pronës dhe një humor kërcënues në Hasb. Ende ekziston rreziku që kjo gjendje të vazhdojë. Tani të gjithë duhet të ndihmojnë  të qartësojmë çështjen”, u shpreh ai.

/Laugert Qosja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar