Studimi sekret i grekëve: Gjermania na ka borxh… 332 miliardë euro

0

Greqia shprehet e bindur se nuk do të heq dorë nga kërkesa për Gjermaninë që duhet t’i  kthejë borxhet e Luftës së Dytë Botërore. Gazeta ”Blind” shkruan se tashmë grekët e kanë shprehur hapur pretendimin e tyre për borxhet e luftës.

Shuma që grekët kërkonin ka qenë 11 miliardë euro, tani shuma ka shkuar në 332 miliardë euro. Kjo shumë ka dalë pas një studimi sekret të nisur që në vitin 2013. Kryeministri grek Alexis Tsipras u shpreh pak ditë më parë i vendosur se Greqia do të vazhdojë të kërkojë borxhet e luftës.

Por, për këtë çështje në vitin 2000 Gjykata e Lartë greke pranoi që të konfiskohen pasuritë gjermane për rastin e dëmshpërblimit të viktimave të masakrës së Distomos. Në këtë masakër u vranë nga nazistët 218 grekë, të afërmit e tyre kërkuan 28 milionë euro dëmshpërblim. Berlini zyrtar shprehet se çështja e kthimit të borxheve është mbyllur midis dy vëndeve vite më parë dhe se Greqia është zhytur në krizë të thellë ekonomike dhe rrezikohet të dalë nga zona euro.

/Rovena Mydini/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here