Studimet, 100 bursa jashtë vendit për vitin 2014

0

Studentët e Universitetit të Tiranës do të mund t’i transferojnë studimet e tyre edhe jashtë vendit.Projekti Erasmus Mundus bëri të mundur që përfituesit të jenë 100 për këtë vit.

Përfituesit janë studentët e ciklit të parë, universitar, pasuniversitar por edhe ata që janë në doktoraturë. 40 universitete në botë pranojnë kreditet e studentëve shqiptarë, ndërsa për sa i përket kritereve vendosen nga vetë universiteti.

“Kryesisht bursat konsistojnë në ato të mobilitetit të një semestri dhe dy semestra. Për sa u përket studentëve që kanë filluar një degë të caktuar dhe janë regjistruar, ata mund të vazhdojnë një pjesë të studimeve në një universitet që është pjesë e BE-së dhe pastaj të rikthehen.Ata që përzgjidhen vazhdojnë studimet aty ku kanë vendosur në shtator të vitit 2014”, tha zv.rektori i Universitetit të Tiranës, Ervin Demo.

/Muzafere Dema/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here