Studim, zgjuarsia varet nga pesha

Sipas një studimi Australian është zbuluar se pesha që një foshnje shton gjatë muajit të parë të jetës mund të përcaktojë zgjuarsinë e tij Edhe pse në kohën e sotme pesha dhe zgjuarsia nuk kanë një lidhje të qartë mes tyre, sipas Australianëve foshnjet, që shtojnë më shpejt kilogramë dhe diametri i kokës së të

Sipas një studimi Australian është zbuluar se pesha që një foshnje shton gjatë muajit të parë të jetës mund të përcaktojë zgjuarsinë e tij

Edhe pse në kohën e sotme pesha dhe zgjuarsia nuk kanë një lidhje të qartë mes tyre, sipas Australianëve foshnjet, që shtojnë më shpejt kilogramë dhe diametri i kokës së të cilëve rritet me më shumë shpejtësi, priren të kenë një zgjuarsi më të madhe në moshë më madhore.

Kanë qenë Kandidatët doktoralë të Universitetit të Adelajdes ata të cilët kanë bërë studimin në fjalë me rreth 13 800 fëmijë, të cilët u përdorën si kampionë të testimit.

Në bazë të studimit, i realizuar nëpërmjet matjes së shtimit të peshës në muajin e parë, krahasuar pas disa vitesh me të dhënat e nxjerra gjatë testit të IQ, rezultonte se ata fëmijë që në katër javët e para pas lindjes shtojnë më shumë se 40% të peshës së tyre, kanë një zgjuarsi lehtësisht më të lartë se ata që shtojnë 15-40% të peshës.

“Diametri i kokës është një tregues i volumit të trurit, ndaj sa më e madhe të jetë rritja e diametrit, përgjithësisht aq më e shpejtë është edhe rritja e trurit”- tha doktoresha Lisa Smithers, pjesë e këtij studimi.

Përpos së gjithash shkalla e inteligjencës, në përgjithësi vazhdon të mbetet një faktor biologjik i përcaktuar që përpara lindjes.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar