Studentët italianë përjetojnë agjërimin e Ramazanit në Maqedoni

Studentët italianë përjetojnë agjërimin e Ramazanit në Maqedoni

Një grup studentësh nga Italia nuk i ka penguar fakti që nuk janë të besimit musliman që të mos agjërojnë. Të ndodhur për një vizitë në Maqedoni, studentët kanë provuar eksperiencën e agjërimit në Muajin e Ramazaanit  si dhe kanë shijuar një iftar të shtruar enkas për to nga përfaqësuesit e Forumit Rinor Islam. Kryetari

Një grup studentësh nga Italia nuk i ka penguar fakti që nuk janë të besimit musliman që të mos agjërojnë. Të ndodhur për një vizitë në Maqedoni, studentët kanë provuar eksperiencën e agjërimit në Muajin e Ramazaanit  si dhe kanë shijuar një iftar të shtruar enkas për to nga përfaqësuesit e Forumit Rinor Islam.

Kryetari i FRI-së z. Fevzi Musliu i cili përshëndeti mysafirët mysafirët dhe falënderoi për vizitën,  nëpërmjet një temë të shkurtër u ka shpjeguar të pranishmëve konceptin e besimit të muslimanit, shtyllat e besimit, rëndësinë e besimit në një Zot  dhe çka do të thotë të jesh musliman.

Menjëherë pas iftarit,udhëheqësi i grupit të studentëve nga Trentoja, Marco Linardi ka përshëndetur përzemërsisht zemërgjërisinë e Forumit Rinor Islam që dy vite me radhë po mundësojnë organizimin e aktiviteteve të tilla.

Si mund të agjërosh gjithë ditën dhe njëkohësisht të jesh kaq i disponueshëm?! Ky fakt duket se i ka lënë më shumë mbresa njërit prej mysafirëve italianë.
“Nuk ma ka marrë mendja se ka mundësi që një njeri të agjërojë gjithë ditën në temperatura të larta edhe të jetë aq i disponuar, aq me energji pozitive dhe respekt për mysafirin, këtë e gjeta te ju”, u shpreh ai.

 

/Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar