Struktura e re e Partisë Demokratike në muajin shtator

0

Partia Demokratike në muajin shtator do të nisë  procesin  për zgjedhjen e drejtuesve të ri, kjo  gjë është bërë e ditur nga kryetari  i PD, Lulzim Basha. Ky proces do të  përfshijë zgjedhjen e nënkryetarëve, sekretariatit, kryesinë dhe krerët lokalë të Partisë  Demokratike në  të gjithë vendin.

Pasi të zgjidhen krerët vendorë do të zgjidhen edhe 39 delegatë të cilët do të përfaqësojnë  degët e PD-së në Kuvendin e ri të kësaj partie. Të gjitha ndryshimet që do të bëhen do të jënë rrënjësore ku shumë nga drejtuesit që janë aktualisht pritet që të zëvendësohen.

/Ariana Saraçi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here