Strasburgu: Kosova nuk është bërë anëtare e Komisionit të Venedikut

Kosova nuk është bërë ende anëtare e Komisionit të Venedikut. Lajmi që u përfol dje nga media kosovare dhe vetë Hashim Thaçi, u mohua nga zyrtarët e Strasburgut. Sipas tyre Kosova vetëm s aka dorëzuar kërkesën për anëtarësim, por kjo nuk do të thotë që është pranuar. “Kosova nuk është bërë ende anëtare e Komisionit

Kosova nuk është bërë ende anëtare e Komisionit të Venedikut. Lajmi që u përfol dje nga media kosovare dhe vetë Hashim Thaçi, u mohua nga zyrtarët e Strasburgut.

Sipas tyre Kosova vetëm s aka dorëzuar kërkesën për anëtarësim, por kjo nuk do të thotë që është pranuar.

“Kosova nuk është bërë ende anëtare e Komisionit të Venedikut. Thjesht të mërkurën e kaluar është bërë një kërkesë, e cila do të shqyrtohet në të ardhmen”, deklaroi Daniel Höltgen, drejtor për komunikimin në Këshillin Evropian në Strasburg.

Ai dhe zyrtari tjetër i KE-së, Can Fisek, thonë se pranuan kërkesën e Kosovës “për t’u bashkuar me Marrëveshjen e Zgjeruar duke themeluar Komisionin Evropian për Demokraci nëpërmjet Ligjit”. Ndërsa në të ardhmen do të shikohet nëse do t’i mundësohet Kosovës një karrige në Komision, apo jo, shkruan agjencia “Presheva Jonë”.

Lajmi se Kosova ishte bërë anëtare e Komisionit të Venedikut u publikua dje nga gjithë media kosovare dhe u komentua në Facebook nga vetë kryeministri Thaçi.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar