Stevens: Do të bëjmë gjithçka përballë Schalkes

Stevens: Do të bëjmë gjithçka përballë Schalkes

Sonte ndeshja e rradhës e fazës së play off-it do të luhet midis PAOK-ut dhe Schalkes. Në fjalën e tij menaxheri i PAOK, Huub Stevens, ka thënë se skuadra e tij do të bëjë maksimumin përballë ish-skuadrës së tij Schalkes. Stevens do të kthehet për herë të parë nga shkarkimi i tij nga Schalke, në


Sonte ndeshja e rradhës e fazës së play off-it do të luhet midis PAOK-ut dhe Schalkes. Në fjalën e tij menaxheri i PAOK, Huub Stevens, ka thënë se skuadra e tij do të bëjë maksimumin përballë ish-skuadrës së tij Schalkes.

Stevens do të kthehet për herë të parë nga shkarkimi i tij nga Schalke, në dhjetorin e kaluar, pas gjendjes së dobët në të cilën ndodhej klubi, por kësaj here si rivali i tyre.

Në fjalën e tij ai tha: “Sigurisht jam i kënaqur që kthehem për të luajtur kundër Schalkes si rival, pasi do të mund të shoh shumë miq dhe kolegë sërisht. Por më duhet të them shumë qartë se ne vërtet nuk kemi çfarë të humbim. Ne nuk kemi menduar se do të jemi këtu në radhë të parë”.

Duke shprehur edhe vlerësimin ndaj skuadrës kundërshtare, ai tha: “Ne nuk mund të paguajmë tetë milionë për një lojtar, siç mundet Schalke. Ne nuk kemi këto burime. Ne kemi një buxhet krejtësisht tjetër. Por ne jemi këtu dhe do të japim më të mirën”.

/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar