Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Statusi, Merkel: Duhen reformat ë mëtejshme

Statusi, Merkel: Duhen reformat ë mëtejshme

0 Komentet 🕔18.12.2013 - 14:15

Në një deklaratë të parë pas formimit të qeverisë Rama, kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë prononcimit për politikën europiane shprehu rezerva në lidhje me hapjen e negociatave të antarësimit, mes BE dhe Shqipërisë. Sipas Merkel ende nuk mund të shpresojmë për bisedime antarësimi në BE,

“Fillimisht duhet të vendosen ligje të mëtejshme për reformat, tha kryetarja e partisë kristiandemokrate (CDU). “Samiti i BE-së të enjten dhe të premten (19. – 20.12) do ta shqyrtojë këtë çështje. Gjermania dhe BE-ja do të vazhdojnë ta mbështesin qeverinë në Tiranë në përpjekjet e saj për reformat, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit” shtoi më tej ajo.

Nga ana tjetër Merkel ashtu si edhe Komosioni i BE-së vlerësoi përparimet e dukshme të serbisë në procesin e afrimit me standartet e BE-së. “Eshtë e rëndësishme, që në janar të mund të zhvillohet një konferencë e parë me Serbinë për bisedimet e antarësimit. Me një hap të tillë do të vlerësohen reformat në ish-republikën jugosllave si dhe përmirësimi i marrëdhënieve me Kosovën. Procesi i antarësimit në vetvete do të kërkojë vite” shtoi Merkel.

Një ditë më parë edhe ministrat e për Europën të 28 vendeve anëtare të BE-së rekomanduar për shtyrjen e procesit për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Për këtë do të vendoset në samitine BE-së në qershor të vitit të ardhshëm.

/Rovena Dupi/

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr