Starton festivali “NGOMfest”

0

Me hapjen e ekspozitës së fotografisë “Prizren Retro”, në të cilën do të ekspozohen fotografitë me objektet e trashëgimisë kulturore të qytetit të Prizrenit, vjen edhe festivali “NGOMfest”.

Ekspozita do të shoqërohet nga muzikë klasike e luajtur me mjeshtëri nga profesorët e shkollës së muzikës Lorenc Antoni në Prizren dhe do të qëndrojë e hapur gjatë tre ditëve të festivalit.

Festivali do të nisë në orën 20:00 dhe do të mbahet në në Skenën e Marashit dhe në Skenën e Shadërvanit, muzika do të vijojë të dielën në mesditë.

Krahas skenës në parkun e Marashit dhe asaj në Shadërvan, “NGOMFest” do të vazhdojë me organizimin e “Promo Skenës”, një skenë e dedikuar për promovimin e bendeve të reja muzikore.

Këtë vit numri i bendeve është rritur, në të numërohen rreth 30 të reja nga Kosova dhe Shqipëria që kanë aplikuar, ndërsa 10 bendet që do të performojnë, tre prej do kenë mundësi të incizojnë një këngë në studio.

Me anë të këtij aktiviteti, “NGOMFest” ka për qëllim përkrahjen dhe promovimin e bendeve në karrierën e tyre të hershme.

Festivali “NGOMfest” do të mbahet me datë 5 korrik në ora 19:00 në Hamamin e Prizrenit

/Sonila Qazimi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here