Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë ka çelur dje ekspozitën me titull “Kohë dhe Vende: Stambolli – Me Vepra nga Koleksioni i Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë”. Kjo ekspozitë vjen para publikut si rezultat i një bashkëpunimi tepër të frytshëm me Bankën Qendrore të Republikës së Turqisë dhe Institutin e Kulturës Yunus Emre. Të
Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë ka çelur dje ekspozitën me titull “Kohë dhe Vende: Stambolli – Me Vepra nga Koleksioni i Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë”.
Kjo ekspozitë vjen para publikut si rezultat i një bashkëpunimi tepër të frytshëm me Bankën Qendrore të Republikës së Turqisë dhe Institutin e Kulturës Yunus Emre.
Të gjitha veprat e paraqitura janë të zgjedhura me shumë kujdes dhe kanë një tematikë shumë të veçantë dhe të përbashkët midis tyre.
Kjo ekspozitë i dedikohet peizazhit të Stambollit dhe historisë së pikturës së këtij vendi, ku sipas kuratores Prof. Dr. Kiymet Giray i ka frymëzuar gjithmonë artistët turq.
Veprat që do të ekspozohen do të mbajnë firmën e disa prej artistëve më të mirë turq, ku mund të përmendim Ali Riza Bayezit, Hikmet Onat, Ibrahim Çalli, Devrim Erbil, Adnan Çoker etj.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publiku deri me datë 14 korrik 2013.
/Sonila Qazimi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *