Stambolli në pikturë, edhe nesër në Tiranë

Stambolli në pikturë, edhe nesër në Tiranë

“Kohë dhe Vende: Stambolli – Me Vepra nga Koleksioni i Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë” është ekspozita që vijon të qëndrojë ende e hapur në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Kjo ekspozitë u organizua nga Bankën Qendrore të Republikës së Turqisë në bashkpunim me  Institutin e Kulturës “Yunus Emre”. Veprat janë përzgjedhur me

“Kohë dhe Vende: Stambolli – Me Vepra nga Koleksioni i Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë” është ekspozita që vijon të qëndrojë ende e hapur në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Kjo ekspozitë u organizua nga Bankën Qendrore të Republikës së Turqisë në bashkpunim me  Institutin e Kulturës “Yunus Emre”.

Veprat janë përzgjedhur me shumë kujdes duke i prezantuar publikut një tematikë të përbashkët, e cila është peizazhi i Stambollit, i cili sipas kuratores Prof. Dr. Kiymet Giray i ka qenë gjithmonë frymëzues për artistët turq.

Veprat i përkasin një hapësire kohore që fillon që nga fillimi i shekullit XX e deri në ditët tona.

Kjo ekspozitë krahas ekspozimit  të Stambollit përmes syrit të artistëve turq është njëkohësisht edhe një lloj prezantimi i historisë së pikturës së këtij vendi duke qenë se autorët pjesëmarrës janë ndër më të rëndësishmit e historisë së artit të Turqisë moderne.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publiku deri me datë 14 korrik.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar