Srdoc: Korrupsioni problem kryesor në Shqipëri

Srdoc: Korrupsioni problem kryesor në Shqipëri

Natasha Srdoc, drejtoresha e Institutit të Adriatikut për politikat publike, deklaroi se korrupsioni në  Shqipëri vazhdon të mbetet një nga problemet më kryesore. Në një intervistë për  Deutsche –Welle ndrejtuesja e organizatës që merret me studime, analiza dhe kërkime për vendet e Evropës Juglindore theksoi se këtë vit indeksi i korrupsionit  në Shqipëri është përkeqësuar

Natasha Srdoc, drejtoresha e Institutit të Adriatikut për politikat publike, deklaroi se korrupsioni në  Shqipëri vazhdon të mbetet një nga problemet më kryesore. Në një intervistë për  Deutsche –Welle ndrejtuesja e organizatës që merret me studime, analiza dhe kërkime për vendet e Evropës Juglindore theksoi se këtë vit indeksi i korrupsionit  në Shqipëri është përkeqësuar në krahasim me një vit me parë.

Sipas të dhënave të Global Financial Integrity që tregonte se në harkun kohor 2001- 2010 përmes krimit, korrupsionit dhe evazionit fiskal nga Shqipëria kanë dalë 1, 3 miliardë dollarë që përbëjnë 10% të GDP  dhe për  drejtoren  e Institutit të Adriatikut kjo është një shifër shumë e lartë.

Mbi bazën e  indekseve të ndryshme që tregojnë që korrupsioni në Shqipëri është i lartë dhe mund të jetë në rritje Srdoc  thotë se, pavarësisht reformave të rëndësishme të sistemit ligjor, gjykatat janë subjekte të presionit politik dhe korrupsionit.

Natasha Srdoc thotë gjithashtu se të gjitha vendet e Europës Juglindore, pa asnjë përjashtim, vuajnë nga moszbatimi i ligjit, ndikim i konsiderueshëm i politikës mbi sistemin gjyqësor dhe nga mungesa e mekanizmave dhe institucioneve të pavarura për të luftuar nga brenda korrupsionin.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar