Spitali “Heart” në Gjakovë i kthyer në makth për qytetarët

Spitali “Heart” në Gjakovë i kthyer në makth për qytetarët

Shumë pacientë në vend të ilaçit kanë gjetur vdekjen. Ata janë trajtuar nga një mjek pa diplomë, shkruan sot “Koha Ditore”. Hajrullah Binakaj, gjatë periudhës 2007 -2012 ka trajtuar 2.374 pacientë nga të cilët ka përfituar para të majme. Në spitalin e tij të zemrës “Heart”, të cilit më vonë ia ka ndërruar emrin si

Shumë pacientë në vend të ilaçit kanë gjetur vdekjen. Ata janë trajtuar nga një mjek pa diplomë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Hajrullah Binakaj, gjatë periudhës 2007 -2012 ka trajtuar 2.374 pacientë nga të cilët ka përfituar para të majme. Në spitalin e tij të zemrës “Heart”, të cilit më vonë ia ka ndërruar emrin si “Internacional Hospital”, Binakaj ka trajtuar pacientë të sëmurë nga zemra deri verën e vitit të kaluar. Falë një rrjeti të madh mjekësh bashkëpunëtorë, që kanë dërguar pacientë, vetëm gjatë vitit 2010 në këtë spital janë trajtuar 2.020 pacientë. 1.337 janë trajtuar nga Binakaj.

“Koha Ditore” ka siguruar dokumente të ndryshme, duke përfshirë një dosje hetimore që tregon se në këtë spital kanë vdekur 20 persona. Dokumentet dëshmojnë se Hajrullah Binakaj ka operuar pacientë për t’u vënë stenda në zemër, por ai kurrë se ka bërë një gjë të tillë. Ata kanë paguar mbi pesëmijë euro për këtë “shërbim”. Shumë vonë ata e kanë kuptuar se ai ska përdorur fare stenda.

Në tetor të vitit 2011 policia kishte arrestuar Hajrullah Binakajn, si i dyshuar se ka operuar pacientë me nevojë e pa nevojë për vënie stendash. Edhe pas asaj kohe kishte vazhduar me mjekim. Ai është arrestuar edhe një vit më parë ku është mbajtur në paraburgim.

/Jonida Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar