Drejtoresha e re e Doganave, Elisa Spiropali, i është përgjigjur sulmit të ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, që e quante atë “Elisa në botën e çudirave” dhe duke ironizuar me faktin që është shumë e re dhe pa eksperiencë pune.
“Për Jozefina Topallin: Më mirë Elisë në botën e çudirave sesa ‘Zonjë e leshtë’. Në atë botë që zonja nuk e njeh, nuk kalojnë kamionë në doganën e Shkodrës për interesat të financimit të partisë në pushtet. I uroj znj. Topalli qetësim dhe më pak helm për gratë e tjera të Shqipërisë, të vjetra a të reja qofshin,” shkruan znj. Spiropali në facebook.
/Objektiv.al/