Spanjë, opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rajoy

Spanjë, opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rajoy

Kryeministri i Spanjës  Mariano Rajoy po përballet  me zemërimin dhe thirrjet e përsëritura të njerëzve për të dhënë dorëheqjen pas skandalit të fundit që e lidh atë me njeriun që është nën hetime për korrupsion. Gazeta “El Mundo” shkruan  se Rajoy dhe politikanë të tjerë të lartë kanë pranuar pagesa të paligjshme, duke theksuar se

Kryeministri i Spanjës  Mariano Rajoy po përballet  me zemërimin dhe thirrjet e përsëritura të njerëzve për të dhënë dorëheqjen pas skandalit të fundit që e lidh atë me njeriun që është nën hetime për korrupsion.

Gazeta “El Mundo” shkruan  se Rajoy dhe politikanë të tjerë të lartë kanë pranuar pagesa të paligjshme, duke theksuar se ka shënimet origjinale të shkruara nga ish-shefi i thesarit.

Gjithashtu drejtuesi i partisë kryesore opozitare,  Alfredo Perez Rubalcaba i bëri thirrje kryeministrit  për dorëheqjen e menjëhershme duke pasur parasysh situatën e paqëndrueshme politike në Spanjë”. “Sjellja e Zotit Rajoy-së në këtë situatë mund të përmblidhet thjesht: heshtje, gënjeshtra, dhe pas asaj që kemi mësuar marrëveshje të fshehta për të përfituar “, theksoi Rubalcaba.

Ndërkaq, Barcenas po hetohet rreth akuzave se ai ka  fshehur deri në 48 milion euro (£ 41m) në llogari të fshehta në  bankat  zvicerane, ndërkohë prokurorët pohojnë se disa nga fondet burojnë nga donacione ilegale partiake apo rryshfete.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar