Spanjë, funeral për viktimat, lihet i lire makinisti

Spanjë, funeral për viktimat, lihet i lire makinisti

Një funeral masiv do të organizohet  sot në qytetin spanjoll të Santiago de Compostela, në përkujtim të 79 viktimave që humbën jetën të mërkurën kur një tren me shpejtësi të lartë devijoi nga shinat. Pjesë e këtij funerali pritet të jetë kryeministri Mariano Rajoy dhe pjesëtarë të familjes mbretërore spanjolle. Zyrtarët bëjnë të ditur se

Një funeral masiv do të organizohet  sot në qytetin spanjoll të Santiago de Compostela, në përkujtim të 79 viktimave që humbën jetën të mërkurën kur një tren me shpejtësi të lartë devijoi nga shinat. Pjesë e këtij funerali pritet të jetë kryeministri Mariano Rajoy dhe pjesëtarë të familjes mbretërore spanjolle.

Zyrtarët bëjnë të ditur se 70 persona ndodhen ende në spital, 22 prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.
Makinisti i trenit, Francisco Jose Garzon ka dëshmuar dje në gjykatë për rreth dy orë. Më pas gjykatësi Luis Alaez e la të lirë me kusht që të paraqitet cdo javë në gjykatë duke dorëzuar licensën e tij për 6 muajt e ardhshëm.

Një dëshmitar i ngjarjes ka thënë për BBC-në se e kishte dëgjuar makinistin tek thoshte se po ecte shumë shpejt. Evaristo Iglesias, u shpreh se e kishte dëgjuar shoferin të thotë që ai u përpoq të ngadalësonte, por “ishte tepër vonë”. Sipas Inglesias, makinisti ishte i tmerruar nga aksidenti dhe vazhdimisht përsëriste se “do të donte të kishte vdekur” sesa të shihte çfarë ndodhi.

Makinisti Garzon pranoi fajin duke thënë para gjykatës se hyri në kthesë me 190 km/h, aty ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h.  Sipas burimeve të ‘El Pais’, ai e ka pranuar përgjegjësinë e tij.

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar