Aksident tragjik në Spanjë, 80 viktima

Aksident tragjik në Spanjë, 80 viktima

Të paktën 80 persona kanë humbur jetën dhe 130 të tjerë janë plagosur pasi treni me të cilin udhëtonin ka dalë nga shinat. Ngjarja ka ndoshur pasditen e të mërkurës në qytetin spanjoll Santiago de Cmpostella të rajonit Galicia, bëjnë më dije  mediat spanjolle. Treni kishte 13 vagonë, të gjithë të dalë nga shinat dhe 4

Të paktën 80 persona kanë humbur jetën dhe 130 të tjerë janë plagosur pasi treni me të cilin udhëtonin ka dalë nga shinat. Ngjarja ka ndoshur pasditen e të mërkurës në qytetin spanjoll Santiago de Cmpostella të rajonit Galicia, bëjnë më dije  mediat spanjolle. Treni kishte 13 vagonë, të gjithë të dalë nga shinat dhe 4 prej tyre janë përmbysur tërësisht.

“Renfe” njofton se në tren gjendeshin më shumë se 200 pasagjerë dhe ishte një tren “express” mes Madridit dhe Ferrolit në bregdetin gacilian. Sipas raportimet lokale bëjnë të ditur se aksidenti është më i keqi i ndodhur në Spanjë gjatë katër dekadave të fundit.

Ndërkohë pritet që Kryeministri Mariano Rajoy të udhëtojë ditën e sotme  drejt këtij rajoni. “Unë dua të shpreh dashurinë time dhe solidaritet me viktimat e aksidentit  të  tmershëm  në Santiago,”  shkruan kryeministri spanjoll në rrejtin social Twitter.

Treni ishte nisur nga Madridi me destinacion qytetin veri-perëndimor Ferrol, pasi  rajoni Galicia në Spanjë po përgatitet për festivalin që nderon shenjtorin Santiago. Nuk dihet  ende shkaku i aksidentit, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e tyre, ndërsa gazeta spanjolle “El Pais” shkruan se  treni  po  udhëtonte me shpejtësi  dy herë më të lartë se kufiri i lejuar.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar