Spahiu: Në listat tona asnjë ish-deputet

Spahiu: Në listat tona asnjë ish-deputet

Aleanca Kuqezi ka prezantuar sot kandidatët e saj për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit. Gjatë prezantimit kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu, deklaroi se në listat e kësaj force nuk ka asnjë ish-deputet apo ish-ministër, por vetëm persona te rinj. Sipas tij, akti juridik i regjistrimit te AK-së është ndryshe nga të tjerat, ku shfaqet si

Aleanca Kuqezi ka prezantuar sot kandidatët e saj për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit. Gjatë prezantimit kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu, deklaroi se në listat e kësaj force nuk ka asnjë ish-deputet apo ish-ministër, por vetëm persona te rinj.

Sipas tij, akti juridik i regjistrimit te AK-së është ndryshe nga të tjerat, ku shfaqet si forcë e vetme e papërfshirë në koalicion me PD-në apo PS-në.

“Ne kemi verdiktin popullor, me mbështetjen e mijëra qytetarëve nga gjithë Shqipëria. Ne vijmë sot me një optimizëm të jashtëzakonshëm”, thekson z. Spahiu.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, AK njofton se pas shumë telefonatash të deputetëve dhe eksponentëve të PS-së dhe PD-së që po largohen nga Rama dhe ‘i ndjeri’ Berisha, të cilët kërkojnë përfshirjen në listat e Aleancës Kuqezi si kandidatë për deputetë, është vendosur të refuzohen të gjithë.

/Adisa Sida/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar