Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Spahiu: Koalicion me ata që pranojnë dorëzimin e Berishës para drejtësisë

Spahiu: Koalicion me ata që pranojnë dorëzimin e Berishës para drejtësisë

1 Comment 🕔23.04.2013 - 13:46

Kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga përfundimi i afatit për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, Kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ka bërë të ditur kushtet e partisë që drejton për të qenë pjesë e një bashkëpunimi të tillë.

Gjatë një konference për shtyp, z.Spahiu deklaroi se AKZ propozon 6 pika si kusht për të qenë pjesë e një koalicioni parazgjedhor, në të kundërt do të kandidojë e vetme. Sipas tij, AKZ kërkon konfigurim të mekanizmit elektoral, në të gjithë komisionet zgjedhore, deri në KQZ;  Marrëveshje elektorale për hapjen e debatit për ndryshimin e sistemit elektoral në sistem kombëtar dhe të korrektuar; Marrëveshje për heqjen e kufirit dhe doganave mes dy shteteve shqiptare Shqipëri dhe Kosovë; Marrëveshje politike për të standardizuar demokracinë nëpërmjet kufizimit të mandateve politike; Reformë Kushtetuese në sistemin e drejtësisë, duke hequr pengesat për kallëzimin e çdo zyrtari të lartë duke i dorëzuar së pari drejtësisë shtetasin Berisha; Marrëveshje politike për ndarjen e 3 pushteteve.

L. B. / Objektiv

1 Komentet

  1. 🕔 14:09, 23.Apr 2013

    ahösdbf

    Mos u merzit Bace se as me ty nuk do njeri me bo koalicion

    reply comment

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr