Spahiu : Duhet ndryshimi, 23 vite u qeverisëm nga horrat

0

Aleanca Kuq e  Zi zhvilloi sot kongresin e dytë kombëtar. Në fjalën e tij, kreu i AK-së Kreshnik Spahiu sulmoi dy partitë e mëdha në vend, për mungesën e një programi të qartë.

“Dy partitë kryesore PD dhe PS nuk kanë një program të shkruar. Sot demokratët dhe socialistët nuk disponojnë një broshurë programi elektoral apo qeverisës”.

Akuzave të Spahiut nuk i shpëtuan as kryeministri Berisha as dhe kryetari i PS-së Rama.
“Turp për ju të dy që u premtuat shqiptarëve një sistem zgjedhor ndyshe dhe respektimin e votës së lirë, por ju sërish votat i numëroni të dy për t’ju mponuar një populli që ju urren të keqen më të vogël. Turp për mjekun Berisha i cili nga një mjek u shndërrua në një katik dhe e rrënoi sistemin shëndetsor si më të korruptuarin dhe rrënuarin në Shqipëri. Turp për piktorin Edi Rama që në 20 vite karrierë nuk mbrojti kalatë, kështjellat, monumentet dhe vlerat kombëtare të kombit, por të vetmet suksese janë pallatet me shigjeta të lyera me jeshile dhe lejla. Turp për shtetasin Berisha që ka 23 vite qw vjedh votat e shqiptarëve. Turp për Edi Ramën që pa ardhur në pushtet ka pushtuar mediat shqiptare dhe censuron dhe mbyll ekranet për fjalën e lirë dhe patriotët kuqezi”, – shpreh kreu i AK-së.

/Nexhat Hoxha/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here