Sot Shqipëri-Armeni, test për eliminatoret

Sot Shqipëri-Armeni, test për eliminatoret

Shqipëri-Armeni është nje test i rëndësishëm për kuqezinjtë para eliminatoreve me Slloveninë dhe Islandën, përkatësisht më 4 dhe 10 shtator. Kombëtarja Shqiptare ka punuar me seriozitet për këtë miqësore. Pas stërvitjes së të hënës, Gianni De Biazi shtoi përgatitjet me dy seanca në ditë, duke i mëshuar anës taktike. Ende nuk dihet me saktësi formacioni

Shqipëri-Armeni është nje test i rëndësishëm për kuqezinjtë para eliminatoreve me Slloveninë dhe Islandën, përkatësisht më 4 dhe 10 shtator.

Kombëtarja Shqiptare ka punuar me seriozitet për këtë miqësore. Pas stërvitjes së të hënës, Gianni De Biazi shtoi përgatitjet me dy seanca në ditë, duke i mëshuar anës taktike.

Ende nuk dihet me saktësi formacioni që do të zbresë në fushë përballë armenëve, por sipas një skeme të përdorur në ditën e djeshme në stërvitje, në sulm do të udhëheqë Edmond Kapllani. Ndërsa pas tij do të luajnë Valdet Rama e Odise Roshi nga krahët, teksa Jurgen Gjasula do të jetë pas tyre, në rolin e organizatorit.

formacioni-anti-armeni

Në mesfushë do të luajë dyshja Migjen Basha-Amir Abrashi. Në qendër të mbrojtjes, kapiteni Lorik Cana, ndërsa Dallku dhe Lila do luftojnë për një vend në krahun e djathtë dhe Arapi e Agolli për të majtin.

Jashtë skuadre janë lënë titullarë si Ervin Bulku, Çani, Salihi, Vila etj., për arsye teknike.

Me rëndësi është edhe përshtatja me grupin e dy blerjeve të reja, Shkëlzen Gashi dhe Ermir Lenjani, që aktivizohen përkatësisht me Grasshoper dhe Saint Gallen në kampionatin zvicerian. Dy lojtarët në fjalë do të kenë minuta në dispozicion në testin me Armeninë, për të kuptuar nëse mund të kontribuojnë në sfidat e ardhshme eliminatore.

Ndeshja do të luhet sot në orën 20:45 në ‘‘Qemal Stafa’’.

/Romina Qama/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar