Sot prezantohet dizanji i vizave të Kosovës

Sot prezantohet dizanji i vizave të Kosovës

Sot,pasdite do të prezantohet dizajni i vizave të Republikës së Kosovës. Me vizat e reja, pritet që pjesën e dytë të këtij viti, të pajisen të gjithë qytetarët që duan të hyjnë në Kosovë.   Dizajni përfundimtar i vizave u përzgjodh nga aplikacionet anonime të dizajnerëve të ndryshëm kosovarë, nga një Komision i kryesuar prej

Sot,pasdite do të prezantohet dizajni i vizave të Republikës së Kosovës. Me vizat e reja, pritet që pjesën e dytë të këtij viti, të pajisen të gjithë qytetarët që duan të hyjnë në Kosovë.

 
Dizajni përfundimtar i vizave u përzgjodh nga aplikacionet anonime të dizajnerëve të ndryshëm kosovarë, nga një Komision i kryesuar prej ministres për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku, e cila do ta prezantojë edhe pamjen e vizave të para kosovare.
Gara për dizajnin dhe pajisja e vizave të sigurta, krijimi i qendrës së vizave dhe zhvillimi i sistemit të vizave është projekt i financuar nga Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Norvegjisë dhe implementuar nga organizata norvegjeze, IMG.

 
Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll, paralajmëroi disa ditë më parë lancimin e fazës testuese për dhënien e vizave.

 

 

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar