SOROS: Shqipëria në një krizë ekonomike

SOROS: Shqipëria në një krizë ekonomike

Kriza ekonomike ka prekur treguesit kryesorë të vendit tonë, siç janë rritja e papunësisë apo edhe rritja e çmimeve të mallrave, thuhet në një raporti të SOROS-it. Viti 2012 është konsideruar edhe si viti më i vështirë për Shqipërinë, e parë kjo nga të gjitha aspektet dhe rënien e një sërë treguesish. Rapoti i SOROS-it

Kriza ekonomike ka prekur treguesit kryesorë të vendit tonë, siç janë rritja e papunësisë apo edhe rritja e çmimeve të mallrave, thuhet në një raporti të SOROS-it.

Viti 2012 është konsideruar edhe si viti më i vështirë për Shqipërinë, e parë kjo nga të gjitha aspektet dhe rënien e një sërë treguesish.

Rapoti i SOROS-it i referohet  të dhënave zytare nga INSTAT, sipas të cilit sipas të cilit parashikohej se tremujori i tretë i vitit 2012 do të kishte një kthim në nivelet e mëparshme, prej 2.4% në terma vjetorë, duke pasuar një shtrëngim në tremujorin e parë prej 0.6% dhe rritje me vetëm 0.7% në të dytin.

Viti 2012 ka shënuar një përkeqesim në normën e papunësisë, e cila tre mujorin e fundit llogaritet në nivelin 13.3%, ndërkohë që rritja e nivelit të punësimit në sektorin privat jo-bujqësor duket se ka ndikuar në rënien e normës së përgjthshme të papunësisë. Ndërkaq, në sektorin shtetëror numri i të punësuarve ka rënë me 400. Në fund të 2012 llogariten mbi 9000 vetë që përfitojnë pagesën e papunësisë në ekonomi, pagesë e cila që prej tremujorit të fundit 2011 qëndron në vlerën 6850 lekë.

Çmimet e mallrave të konsumit janë rritur me 2. 6 %. Sipas raportit të SOROS vlera e Indeksit të Çmimeve të Konsumit, u rrit me 2.6% në Shtator të 2012, pra pak më pak se vlera 2.8% e muajit Gusht. Vlera mesatare e inflacionit ishte 1.1% në tremujorin e parë 2012, dhe 2.7% në tremujorin e tretë, ecuri  që është shpjeguar në tremujorin e parë nga stabiliteti i cmimeve të mallrave ushqimore të ardhura nga Greqia, ndikuar nga kriza e fundit.

/Erina Haxhiu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar