Nëse zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë do të mbaheshin sot, drejtimin e qeverisë do ta merrte Partia Demokratike e Kosovës. Kështu rezulton nga sondazhi i bërë nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), e cila ka publikuar të dhënat e nxjerra nga anketa e zhvilluar së fundmi. Nga sondazhi rezulton se Partia Demokratike e Kosovës kryeson listën
Nëse zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë do të mbaheshin sot, drejtimin e qeverisë do ta merrte Partia Demokratike e Kosovës. Kështu rezulton nga sondazhi i bërë nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), e cila ka publikuar të dhënat e nxjerra nga anketa e zhvilluar së fundmi.
Nga sondazhi rezulton se Partia Demokratike e Kosovës kryeson listën me 31 % të votave, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 26 %, Lëvizja Vetëvendosje me 20 %, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 14 % dhe Aleanca për Kosovën e Re me 2 %.
Në anketën e realizuar nga QKSS, qytetarët i janë përgjigjur pyetjes së hapur: “Nëse zgjedhjet e Kosovës do te mbaheshin sot, për cilën parti politike do të votonit?”
Rezultatet e nxjerra nga kjo ankete janë të përafërta me ato të publikuara më 26 mars nga gazeta “Express”, e cila ka zhvilluar një sondazh ndërkombëtar, sipas të cilit PDK kryeson, e pasuar nga LDK, Vetëvendosje, AAK dhe AKR.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *