Sondazh, më pak shqiptarë mbështesin BE-në

0

Bie me 8% mbështetja e shqiptarëve për BE-në. Ky është rezultati i nxjerrë nga një sondazh i  zhvilluar nga Instituti për Studime Ndërkombëtare. Sondazhi u zhvillua para dy muajsh dhe zbuloi se vetëm 77 % e shqipëtarëve e mbështesin integrimin, krahasuar me 85% të një viti më parë.

Sondazhi u zhvillua në të 12 qarqet me intervista të drejtëpërdrejta me 1200 persona. Pavarësisht uljes së mbështetjes, shqiptarët cilësohen ende si  popull që ka simpati të lartë për Bashkimin Evropian .

Afërsisht gjysma e të anketuarve janë pro vendimit të BE-së për të  mos ia dhënë statusin e kandidatit Shqipërisë në dhjetor. Sipas tyre vendi ka probleme të mëdha me zbatimin e ligjit.

Nga sondazhi rezulton gjithashtu se rreth 50% e shqiptarëve mendojnë se vendi do ta marrë statusin e kandidatit, ndërsa 30% thonë jo.

Nga ana tjetër 70% e shqiptarëve janë në një mendje dhe bëjnë fajtorë qeverinë dhe politikën shqiptare për mosrealizimin e “ëndrrës europiane”.

/Panajot Dybeli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here