“So this is Paris” në një koncert filmik

0

Me rastin e 50 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Eliseut, në Maqedoni do të mbahet koncerti i filmi francezo-gjerman dhe i Maqedonisë i titulluar si “So this is Paris”.

Ky Koncert vjen në kuadër të “Verës së Shkupit” dhe do të mbahet në në Teatrin e Operës dhe Baletin e Maqedonisë.

Ky Koncert filmik organizohet nga Instituti francez, instituti Gëte, Kinoteka e Maqedonisë dhe Filarmonia e Maqedonisë. Regjisor i këtij kongerti filmic është Ernest Lubiç, ndërsa aktorë janë Monte Blu, Petsi Rut Miler, Andre Beranzher, Lilian Tashman.

Orkestra përbëhet nga 15 muzikantë nga Gjermania, Franca dhe Maqedonia. “So this is Paris” është realizaur në vitin 1926 dhe është e fundit nga pesë komeditë nën regjinë e Lubiçit nga viti 1924 deri në vitin 1926.

Muzika e filmit është vepër e Helmut Imig, i cili ka bërë një kombinim kompozimesh nga romantika e vonë.

/Sonila Qazimi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here