Snowden kërkon azil politik në Rusi

Snowden kërkon azil politik në Rusi

Aktivistët rusë për të drejtat e njeriut dhe avokatët, pas takımit të sotëm me me ish-kontraktorin e agjencive të inteligjencës amerikane, Edward Snowden, në aeroportin Sheremetyevo në Moskë, bënë me dije ai ai kishte kërkuar Rusisë azil politik. Pas mbërritjes së tij në Moskë, kjo është hera e parë që Snowden është shfaqur publikisht. Edward

Aktivistët rusë për të drejtat e njeriut dhe avokatët, pas takımit të sotëm me me ish-kontraktorin e agjencive të inteligjencës amerikane, Edward Snowden, në aeroportin Sheremetyevo në Moskë, bënë me dije ai ai kishte kërkuar Rusisë azil politik.

Pas mbërritjes së tij në Moskë, kjo është hera e parë që Snowden është shfaqur publikisht.

Edward Snowden, kërkohet nga Uashingtoni për akuzën e spiunimit që u bë shkak i zbulimit të sekreteve të shkallës më të lartë të programeve të vëzhgimit të Shteteve të Bashkuara.

Venezuela, Bolivia dhe Nikaragua, janë shtete që  i kanë ofruar deri tani azil politik.

Mësohet se Snowden më përpara kishte bërë një kërkesë të tillë për azil në Rusi, por që zyrtarët rusë thonë se ai e kishte tërhequr atë, pasi presidenti Vlladimir Putin, tha se azili do të ishte i kushtëzuar me ndaljen e dhënies së sekreteva të tjera të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar