“Sky Petroleum”, Shqipëria përfiton 383 mijë euro dëmshpërblim

0

Konflikti ndërmjet kompanisë së kërkimeve të naftës “Sky Petroleum” dhe qeverisë Shqiptare ka përfunduar në favor të shtetit tonë.

Palët  kishin lidhur një marrëveshje në vitin 2010 për ndarjen e prodhimi për eksplorimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në Shqipëri, kryesisht në zonën e Dumresë dhe në blloqet 4 dhe 5.

Konflikti midis dy palëve ka nisur që kur Autoriteti Kombëtar të Burimeve Natyrore (AKBN) në vitin 2011, i hoqi licencën “Sky Petroleum”-it, për shkak të mos plotësimit të disa kushteve  nga kjo kompani koncesionare dhe në veçanti të depozitimit të garancisë bankare.

Por kompania”Sky Petroleum” e konsideroi këtë vendim të AKBN si të njëanshëm dhe i ka kërkuar qeverisë shqiptare një shpërblim prej 1 miliard dollarë, duke e çuar çështjen në Arbitrazhin Ndërkombëtar, me pretendimin se kompania “Sky Petroleum” i është përmbajtur marrëveshjes.

Gjykata e Arbitrazhit urdhëroi rrëzimin e pretendimit të kompanisë “Sky Petroleum” dhe dëmshpërblimin e qeverisë së Shqipërisë me një shumë prej 383 mijë euro.

 /Erina Haxhiu/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here