Ish-skuadra e Nokias prodhon celularin Jolla

Ish-skuadra e Nokias prodhon celularin Jolla

Një kompani e përbërë nga ish-punonjës të Nokias ka prodhuar një celularë (smartphone) të ri. Produkti më i ri quhet Jolla dhe ka një sistem operativ ndryshe nga të tjerët të njohur si Sailfish. Ky sistem është ndërtuar në bazë të punës së lënë përgjysëm nga Nokia në projektin MeeGo. Telefoni Jolla do të dalë

Një kompani e përbërë nga ish-punonjës të Nokias ka prodhuar një celularë (smartphone) të ri. Produkti më i ri quhet Jolla dhe ka një sistem operativ ndryshe nga të tjerët të njohur si Sailfish. Ky sistem është ndërtuar në bazë të punës së lënë përgjysëm nga Nokia në projektin MeeGo.

Telefoni Jolla do të dalë në treg në fund të vitit dhe fillimisht do shitet vetëm online. “Për dy vjet ne nuk kemi pasur asgjë interesante në tregun e telefonisë së lëvizshme. Me këtë produkt të ri ne synojmë të jemi rival të telefonave më të mirë për momentin”, tha Antti Saarnio, kryetar dhe bashkëthemelues i Jolla.

Telefoni ka një ekran 4.5 inch, dhe kamerën tetë megapiksel. Ai pranon aplikacione të Androit dhe ka të përfshirë edhe rrjetin 4G. Një ndër veçoritë e tjera të celularit është ajo që kompania e quan “gjysma tjetër”. Kjo veçori bën të mundur që sipërfaqia e celularit të marrë ngjyrat që ne na pëlqejnë më shumë. Këto ndryshime mund të përfshijnë ngjyrat e ekipit tuaj të preferuar apo ngjyra që ju pëlqejnë më shumë dhe ju ndiheni rehat me to.

/Ejup Lila/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar