Skandali në SHBA, presidentja e Koresë së Jugut kërkon falje

0

Presidentja e Koresë së Jugut, Park Hye-Geun, kërkoi falje të hënën për një skandal që përfshin një zëdhënës të kabinetit të  saj. Ajo e shkarkoi nga puna atë javën e kaluar për sjellje të pahijshme seksuale në Shtetet e Bashkuara.

Ish-ndihmësi, Yoon Jung Chang, është i akuzuar për sjellje të papërshtatshme javën e kaluar kundrejt një studenteje femër, e cila ishte punësuar si udhëzuese, ndërsa Yoon ishte në Uashington për vizitën e parë zyrtare të Park-ut në Shtetet e Bashkuara.

“Më vjen shumë keq që një incident i pakëndshëm, në të cilin një zyrtar publik nuk duhet të përfshihet, ka ndodhur pranë fundit të vizitës sime në SHBA dhe ka zhgënjyer popullin”, tha Park të hënën në një takim me zyrtarët e lartë. Kjo ishte hera e parë që ajo ka komentuar publikisht për këtë çështje.

Deri më tani nuk janë shpalosur detaje të tjera për atë çka akuzohet se ka bërë 65-vjeçari Yoon. Policia e Uashingtonit deklaroi vetëm se po hetohet një rast për abuzim seksual, pa përmendur specifikisht emrin e tij.

/Enerida Malo/

yoon

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here