“Skandal” shprehet Ambasadori Francez, Serbia shkruan “ Zoti i ndëshkoi se pranuan Kosovën”

0

Sipas medias serbe  “Zoti po e ndëshkon Francën pasi në Notre Dame u vendos flamuri i Kosovës”, Abasadori Francez në Beograd, Frederik Mondoloni , i quan skandaloze shkrimet dhe u treguar i ashpër me gazetarët në Beograd, duke iu thënë se komentet negative e kishin prekur thellë atë dhe se ai kishte vetëm përbuzje për njerëzit që thoshin gjëra të tilla.

“Për mua, kjo nuk është Serbia që kam takuar dhe dashur në 18 muajt e fundit aq sa jam këtu. Unë mendoj se njerëzit që e bëjnë këtë duke pretenduar të mbrojnë vendin e tyre në të vërtetë bëjnë dëm të madh “, tha Mondoloni.

“Ajo që ndodhi mbrëmë në Paris është një tragjedi për të gjithë Francën dhe gjithë kombin francez,” tha ambasadori, duke shtuar se “jeta u ndal për disa orë në Francë, ndërsa zjarrfikësit luftuan me zjarr”, ka shtuar ai.

G.Baçi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here