S’ka naftë në veriperëndim, ikin kanadezët

S’ka naftë në veriperëndim, ikin kanadezët

Kanadezët kanë ndërprerë kërkimet për naftë në zonën veriperëndimore të Shqipërisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania “Petromanas”, e cila kishte fituar dhe të drejtën për kërkimin e naftës në disa zona të vendit, mes të cilave dhe bllokun AB që shtrihet nga Durrësi në Shkodër. Nga ky bllok “Petromanas” kishte përcaktuar zonën

Kanadezët kanë ndërprerë kërkimet për naftë në zonën veriperëndimore të Shqipërisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania “Petromanas”, e cila kishte fituar dhe të drejtën për kërkimin e naftës në disa zona të vendit, mes të cilave dhe bllokun AB që shtrihet nga Durrësi në Shkodër.

Nga ky bllok “Petromanas” kishte përcaktuar zonën e Jubanit në Shkodër, si një nga më të mundshmet për rezerva nafte, ku dhe kishte nisur hapjen e një pusi. Pas shpimeve të nevojshme, kompania arriti në përfundim se zona nuk kishte sasi të mjaftueshme hidrokarburesh dhe kjo bëri që të braktisë bllokun AB, me një sipërfaqe prej 140 mijë hektarësh.

Ndërkaq, në njoftimin zyrtar “Petromanas” bën të ditur se do i përqëndrojë operacionet e saj në bllokun 2-3 në Shpirag të Beratit dhe atë DE në zonën e Shqipërisë së mesme. Në vendkërkimin e Shpiragut, “Petromanas” është aksionere me kompaninë “Shell”, ku secila zotëron 50 për qind. Të dyja kompanitë janë duke shpuar një pus, i cili ka arritur në 5500 metër thellësi, me një kosto prej 65 milionë dollarë.

Por pavarësisht Shpiragut, braktisja e ultësirës perëndimore të vendit ngushton dukshëm zonat me potencial naftëmbajtës në Shqipëri. Në 20 vitet e fundit disa kompani të njohura hidrokarbure kanë tentuar të zbulojnë vendburime nafte, por asnjëra nuk ka arritur.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar